Arrestohen tre të dyshuar për fajde në Prizren, njëri dyshohet se lëndoi policin gjatë arratisjes
Të paktën tre persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të “fajdesë”, gjatë një operacioni të zhvilluar të martën në komunën e Prizrenit.
Sipas Policisë, të arrestuarit janë B. S., F. S. dhe A. D.
Përveç dyshimit për fajde, B. S. dyshohet edhe për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “aksident trafiku me lëndime”.
Policia ka bërë të ditur se gjatë tentimit për t’iu shmangur arrestimit, i dyshuari B. S. ka goditur me veturë një zyrtar policor dhe një qytetare, duke i lënduar ata.
Sipas hetimeve, ata dyshohen se në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të përfitimit të interesit nga veprimtaria e fajdesë.
Viktima, sipas Policisë, është detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, ndërsa veprimet e dyshuara të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
επίσης
Επιχείρηση κατά της τοκογλυφίας στην Πρίστινα, δύο συλλήψεις
“Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarve në 3 lokacione të ndryshme në komunën e Prizrenit, me ç‘rast janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale”, thuhet në njoftimin policor.
Pas intervistimit, ndaj tre të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
-
Κατηγορίες εναντίον δύο ατόμων για απάτη σε μεταμόσχευση νεφρού
-
Τρεις άνθρωποι σκοτώνονται σε δυστύχημα στο Δυρράχιο
-
Ιρανός συνελήφθη στο αεροδρόμιο της Πρίστινα επειδή επέδειξε βελγικό διαβατήριο που δεν ήταν δικό του
-
Ένας Αλγερινός άνδρας συνελήφθη για κλοπή στην Πρίστινα, καθώς συνελήφθη να απειλεί υπάλληλο σούπερ μάρκετ