KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Κατηγοριοποίηση κατά του ατόμου που προκάλεσε θανατηφόρο ατύχημα στη Μιτρόβιτσα ενώ ήταν μεθυσμένος

κατηγορητήριο

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj N.S. i cili në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident me fatalitet më 23 korrik të këtij viti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri në gjendje të dehur kishte vozitur në anën e kundërt të rrugës duke goditur një automjet që po lëvizje në drejtimin e rregullt. 

Si pasojë e aksidentit, ka vdekur një grua, ndërsa tre pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Po ashtu, janë shkaktuar dëme materiale në automjete dhe në mbrojtëset e rrugës.

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe t`i japë  dënim meritor sipas ligjit.