KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Δράση για την προστασία των δασών, κατασχέθηκαν παράνομα κομμένα δέντρα

Δρ

Policia në Ferizaj dhe Shtërpcë ka zhvilluar aksion për mbrojtjen e pyjeve. Në kuadër të Planit Operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”, stacionet policore, në bashkëpunim me Agjencinë e Pylltarisë së Kosovës (APK), kanë realizuar kontrolle për parandalimin dhe luftimin e prerjeve dhe transportit të kundërligjshëm të druve.

Më 2 tetor, Policia njoftoi se në fshatin Burrnik, zyrtarët policorë kanë asistuar ekipet e APK-së, ku gjatë kontrolleve janë hasur dy mjete të ngarkuara me dru – një xhip me rimorkio dhe një traktor me rimorkio. Me përcjellje policore, mjetet janë dërguar në depon e Pylltarisë, ku zyrtarët e APK-së kanë konfiskuar drutë dhe kanë ndërmarrë veprimet procedurale.

Kontrolle janë realizuar edhe nga stacioni policor në Shtërpcë, ku në fshatin Brod është hasur një furgon i ngarkuar me dru.

Policia ka ftuar qytetarët që çdo rast të dyshimtë ta raportojnë në numrin kujdestar 192 ose në platformën digjitale "Lajmëro Policinë.