Qendërmbrojtësi Jhon Lucumi është zyrtarizuar të dielën nga Juventusi.
Ai është transferuar nga rivalja e Serie A, Bologna.
Lucumi i bashkohet Juventusit për 20 milionë euro, plus dy milionë euro të tjera bonuse.
Lucumi ishte në vitin e fundit të kontratës me Bolognan, skuadër tek e cila qëndroi për katër sezone.
Kolumbiani i kreu testet mjekësore të dielën dhe më pas e nënshkroi kontratën.
επίσης
Επίσημο: Ο Αντεγιέμι μεταγράφηκε στην Μπαρτσελόνα
28-vjeçari pati paraqitje të mira me Kolumbinë në Kupën e Botës.
Ai pati suksese me Bolognan duke e fituar Kupën e Italisë në edicionin 2024/25. Trofe pati fituar edhe te Genku belg.