Sulmuesi portugez, Rafael Leao, është transferuar te skuadra e Galatasarayt.
Leao iu bashkua Galatasarayt nga Milani për 38 milionë euro.
Leao me gjigantin turk ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
Sulmuesi i krahut te Galata do të përfitojë një pagë prej 10 milionë euro në edicion.
Milani do të përfitojë 20 për qind të shumës së fituar nga shitja e ardhshme e lojtarit.
27-vjeçari tashmë i ka përfunduar testet mjekësore dhe ka filluar stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës.
Leao pjesë e Milanit ishte nga viti 2019 kur u transferua nga Lille për 49.5 milionë euro.
Reprezentuesi i Portugalisë me “Kuqezinjtë” ka shënuar 80 gola dhe ka bërë 65 asistime në 291 ndeshje të zhvilluara.
27-vjeçari me Milanin ka fituar dy trofe, një herë titullin e kampionit dhe një herë Superkupën e Italisë.