KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Zyrtare, Korenica transferohet te FCSB-ja

Κορένικα

Mesfushori Meriton Korenica është transferuar të premten nga Cluji te skuadra e madhe rumune, FCSB.

Transferimi i Korenicës është kompletuar për 600 mijë euro, sipas njoftimit të presidentit të FCSB-së, Gigi Becali.

Korenica është mesfushor me tipare sulmuese, ndërsa mund të luajë në disa pozita. 
Ai do të përfitojë pagë mujore prej 30 mijë eurove.

Në këtë edicion, Korenica për Clujin luajti 10 ndeshje, ndërsa i realizoi tri gola.

Ai pritet të paraqitet në derbi ndaj Dinamos.

“Korenica është 100 për qind i gatshëm dhe do të marrim vendim për të. Mendoj se do të jetë në skuadër por të shohim çfarë do të ndodh në stërvitje”, ka deklaruar trajneri i FCSB-së, Marius Baciu.

Korenica në të kaluarën ka luajtur te Rahoveci, Shkëndija e Tetovës, Metalurgu, Liria, Prishtina, Ballkani dhe Manisa. 
Në Rumani u transferua në verën e vitit 2024 për 400 mijë euro nga Manisa turke.

“Ndihem mirë, jam i lumtur që jam këtu. Do të mundohem ta jap më të mirën për këtë skuadër. Të gjithë e njohin FCSB-në. Për mua është kënaqësi të jem këtu. Dua të jap çdo gjë. Mendoj se transferimi këtu do të jetë mirë për karrierën time. Dua që kjo kaptinë të jetë e mirë. Shpresoj që t’i sigurojmë këtij klubi shumë trofe”, deklaroi Korenica në prezantimin e tij.