KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Επίσημη η μεταγραφή του Γκοντς στην Παρί Σεν Ζερμέν

Mika Godts

Sulmuesi i talentuar belg, Mika Godts, është transferuar te Paris Saint-Germaini. 

Parisi i ka paguar 55 milionë euro Ajaxit për kartonin e Godtsit. 

21-vjeçari me PSG-në ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031. 

Ai te fituesi i Ligës së Kampionëve do ta vesh fanellën me numrin 22. 

“Ndihem jashtëzakonisht krenar që po i bashkohem njërit prej klubeve më të mira në botë. Mezi pres ta vesh këtë fanellë. Do të jap gjithçka në fushë për të shpërblyer besimin që më kanë dhënë Presidenti Nasser Al-Khelaifi, Luis Campos dhe trajneri Luis Enrique”, ka thënë Godts për faqen zyrtare të PSG-së. 

Godts me Belgjikën ka dy ndeshje të zhvilluara.