KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Νέες εξελίξεις, η Ιρλανδία δεν θέλει να παίξει εναντίον του Ισραήλ

Ιρλανδία

Gavin Bazunu, portieri i Irlandës u ka thënë bashkëlojtarëve se nuk dëshiron të luajë ndaj Izraelit të dielën në Ligën e Kombeve. 

“The Irish Times” ka raportuar të shtunën se edhe disa lojtarë të tjerë të përfaqësueses janë duke e konsideruar të njëjtën lëvizje. 

Ndërkohë, “Th42” ka shkruar se pesë lojtarë janë të përfshirë në këtë çështje. 

Loja e Irlandës ndaj Izraelit është paraparë të luhet të dielën në orën 20:45 në Debrecen të Hungarisë. Irlanda është mysafire në këtë ndeshje. 

Megjithatë, të shtunën, ekipi ka qëndruar në hotel për takim me përzgjedhësin Heimir Hallgrimsson dhe stafin tjetër të ekipit. Konferenca e paraparë të mbahej në mëngjes u shty, ndërsa skuadra nuk u paraqit as në stërvitje në “Nagyerdei Stadium”. 

Lojtarët fillimisht kanë diskutuar për këtë ballafaqim të shtunën. 

Bazunu në takimin e së premtes, sipas “Irish Times”, ka thënë se nuk dëshiron të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Izraelit. 

Portieri i Boltonit ishte rezervist të enjten në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për duelin ndaj Kosovës. Kosova e fitoi atë ballafaqim 1:0, me golin e Vedat Muriqit. 

Bazunu i ka 22 paraqitje për Irlandën dhe është 24-vjeçar. 

Para humbjes nga Kosova, te Irlanda kanë thënë se ballafaqimi ndaj Izraelit nuk duhet të luhet. 

Më shumë se 160 sportistë irlandezë kanë nënshkruar një letër të hapur, ku kërkojnë që ndeshja ndaj Izraelit të mos luhet. 

Federata e Futbollit e Irlandës në nëntor të vitit të kaluar, ka kërkuar nga UEFA nëpërmjet kërkesës zyrtare, që Federata e Futbollit e Izraelit, të suspendohet. 

UEFA nuk e suspendoi Izraelin. 

Ndeshja e Irlandës në shtëpi ndaj Izraelit do të luhet në terren neutral po ashtu. Baçka Topola në Serbi është vendosur të jetë nikoqire e atij ballafaqimi, dhe të luhet pa praninë e tifozëve.