KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Αποκαλύφθηκε ο λόγος για τον οποίο ο Ντιομάντε δεν παίζει βασικός

Διομάνδη

Jose Mourinho ka dhënë një përgjigje të qartë kur është pyetur për situatën e Yan Diomandes te Real Madridi.

Tekniku portugez u pyet për situatën e 19-vjeçarit dhe për arsyen pse ai nuk po luan rregullisht nga minuta e parë.

Përgjigjja e Mourinhos ishte e shkurtër: 

“Nuk i mungon asgjë”. 

Trajneri i Real Madridit ka vlerësuar lart cilësitë e Diomandes, por problemi qëndron te konkurrenca e madhe për një vend në formacionin startues. 

Në garë për një vend në formacionin startues, Diomande përballet me konkurrencë të fortë nga lojtar si Vinicius Junior, Arda Guler, Brahim Diaz dhe Rodrygo.

“Kemi shumë alternativa: Diomande, Vinicius Junior, Arda Guler, Brahim Diaz dhe së shpejti edhe Rodrygo. Prandaj, kur flasim për një titullar të padiskutueshëm, gjërat bëhen të vështira”, ka thënë Mourinho. 

Diomande iu bashkua Realit në muajin gusht nga RB Leipzigu për 125 milionë euro.