KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Ζαμπεργκιά σκοράρει στον πέμπτο συνεχόμενο αγώνα εναντίον του Χάρκοβο

μπατόν zabergja

Baton Zabërgja e ka shënuar edhe golin e gjashtë në pesë ndeshje rresht për skuadrën ukrainase Kharkiv. Ai e ka edhe një asistim në Premier Leaguen e Ukrainës. 

Të shtunën pasdite, Zabërgja ia siguroi pikët e plota skuadrës së tij, me golin e minutës së 57-të. Tre minuta më vonë, Kharkivi pësoi gol për 2:1. Ky rezultat mbeti deri në fund dhe Zabërgja ishte sërish vendimtar për pikët e plota. 

Ecurinë pozitive të golave të shënuar e nisi më 31 gusht. 

Zabërgja luajti deri në minutën e 63-të, ndërsa nga minuta e 84-t u inkuadrua Ermir Rashica. 

Zabërgja pati paraqitje edhe me Kosovën në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës dhe në dy ndeshje ndaj Austrisë. 

Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së tetë të kampionatit elitar ukrainas. 

Kharkivi e ka një ndeshje më pak të luajtur dhe ka grumbulluar 15 pikë.