KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Αστέρας του NBA αγοράζει μετοχές της Ατλέτικο Μαδρίτης

Πρωταθλητής NBA, Shai Gilgeous-Alexander

Kampioni i NBA-së, Shai Gilgeous-Alexander, i është bashkuar grupit të pronarëve të Atletico Madridit, njoftoi të premten klubi elitar spanjoll i futbollit.

Basketbollisti i Oklahoma City Thunder është bërë ylli i radhës i sportit nga Amerika e Veriut, që shfaq interesim për futbollin. Ai ndjeku shembullin e figurave të njohura të sportit amerikan si LeBron James dhe Tom Brady.

“Atletico është klub me prani të gjatë në majat e futbollit evropian dhe jam mirënjohës për mundësinë që të jem pjesë e së ardhmes së tij”, ka thënë Gilgeous-Alexander.

Atletico Madridi deklaroi se partneriteti bazohet në vlera të përbashkëta – ambicie, përsosmëri dhe besimin se çdo rezultat duhet të meritohet. 

LeBron James u bë bashkëpronar i “Fenway Sports Group” në vitin 2021. Bëhet fjalë për konglomeratin që zotëron ekipin e besjbollit Boston Red Sox dhe klubin ikonik të Premier Leagues, Liverpool.

Legjenda e NFL-së, Brady, është pronar i vogël i klubit anglez të kategorisë së dytë, Birmingham.
Atletico Madridi nuk tregoi se sa janë aksionet që mori Gilgelous-Alexander, i cili është shpallur kampion i NBA-së dhe ka fituar dy herë rresht çmimin e lojtarit më të vlefshëm të ligës amerikane të basketbollit.

“Investimi i tij pasqyron interesin për vizionin afatgjatë dhe rritjen ndërkombëtare të klubit”, thuhet në njoftim.

Atletico Madridi do të luajë të shtunën në kuadër të La Ligas spanjolle. Do të përballet me Alavesin. Klubi është i njohur në gjithë Evropën dhe shpesh rivalizon Real Madridin dhe Barcelonën. Ka pasur paraqitje të suksesshme edhe në Evropë. Trajneri Diego Simeone është prej më të vlerësuarve në futbollin ndërkombëtar.