KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Βενετία ηττήθηκε, ο Ρραχμάνι έπαιξε ρόλο

Albion Rrahmani

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka luajtur vetëm në pjesën e parë për Venezian që pësoi disfatë të dielën pasdite. 

Venezia u mposht në udhëtim nga Frosinone me rezultatin 3:2, në kuadër të xhiros së tretë të Serie A. 
Rrahmani ishte aktiv, por nuk la gjurmë me asistim apo me gol. Ishte ndeshja e parë si startues këtë edicion në elitën italiane. 

Antonio Raimondo shënoi dy gola, kurse një e realizoi Giorgi Kvernadze për fitoren e Frosinones. 
Ndërkohë golat për Venezian i realizuan John Yeboah dhe Richie Sagrado. 

26-vjeçari Rrahmani u transferua te Venezia në muajin korrik nga Sparta e Pragës për 7.5 milionë euro.