Ish-sulmuesi i njohur i Leicester Cityt dhe Anglisë, Jamie Vardy, i është bashkuar Burnleyt me kontratë të vlefshme deri në fund të edicionit.
39-vjeçari së fundi luajti për Cremonensen në Itali. Për Leicesterin luajti nga viti 2012 deri në vitin e kaluar.
Burnley garon në kategorinë e dytë angleze, ndërsa aktualisht është në pozitën e fundit.
Vardy i ka 26 paraqitje për Anglinë. Është legjendë e Leicesterit, për të cilën skuadër i ka 200 gola në 500 ndeshje.