Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, së fundi po kalon një periudhë të vështirë te Sassuolo.
Muriqi bëri disa gabime në xhiron e kaluar në disfatën që e pësoi Sassuolo nga Frosinone me rezultatin 4:2.
Trajneri i Sassuolos, Alberto Aquilani, të premten në konferencë për shtyp ka folur për vështirësitë që po kalon Muriqi.
Ai është i vetëdijshëm për gabimet e njëpasnjëshme të Muriqit në ndeshjet e fundit. Por megjithatë, Aquilani e respekton shumë portierin e Kosovës.
“Kam respekt të pafund për këtë lojtar. E shoh si portier me potencial të konsiderueshëm. Ai mund të luajë në çdo ligë në botë. Është e qartë se ai po ka disa vështirësi, gabimet e tij të përsëritura po e ndikojnë atë dhe ekipin. Kemi folur për këtë dhe ai e di, është një djalë i sjellshëm dhe inteligjent. Duhet ta ndihmoj atë dhe ekipin, dhe kjo është diçka që po e marr në konsideratë”, ka thënë 42-vjeçari Aquilani.
27-vjeçari Muriq mund të ulet në stol të shtunën për ndeshjen që Sassuolo e luan në udhëtim ndaj Comos.
Aquilani ende nuk ka vendosur nëse Muriq do të jetë startues.