Pascal Gross ka impresionuar këtë edicion për Brightonin.
Por menjëherë pas fitores 3:0 ndaj Arsenalit, Gross ka folur për të ardhmen e tij te Gjermania.
Ka thënë se do të pensionohet, pasi emri i tij nuk u përfshi në listën e përzgjedhësit Jurgen Klopp për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Në listën e Kloppit ishin 44 lojtarë të ndarë në dy lista, por nuk ishte edhe emri i mesfushorit.
Në pesë ndeshjet e fundit në elitën angleze, Gross ka realizuar katër gola e tri asistime.
“Jam pensionuar. Për mua, fundi ishte pas Kupës së Botës. Është koha t’i uroj më të mirën gjeneratës së re”, ka deklaruar 35-vjeçari Gross.