KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Χόφενχαϊμ «ευχαριστεί» το Κόσοβο για τον Ασλάνι

Φίσνικ Ασλάνι

Fisnik Asllani luajti ndeshjen e tij të parë si titullar për Hoffenheimin pas kthimit nga grumbullimi i gjatë me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve. 

Kthimi i Asllanit si titullar te skuadra e Bundesligës, ishte i suksesshëm. Ai asistoi  për golin e dytë të Hoffenheim për ta çuar rezultatin në 2:1 dhe u zëvendësua pas minutës së 63-të në humbjen 3:2 nga Hamburgu.

Ο Ασλάνι έπαιξε περισσότερα λεπτά στο Κόσοβο παρά στη Χόφενχαϊμ, αφού απέτυχε να μετακομίσει στη Λειψία το καλοκαίρι.

Te Hoffenheimi, para ndeshjes ndaj Hamburgut, Asllani kishte luajtur 18 minuta në dy ndeshje në Bundesligë dhe 15 minuta në një ndeshje në Ligën e Evropës, ndërsa te Kosova luajti 90 minuta kundër Izraelit. Pak minuta luajti kundër Irlandës, ndërsa ndaj Austrisë u paraqit dhjetë minuta në ndeshjen në Vjenë dhe 23 minuta në Prishtinë.

Asllani realizoi gol të bukur ndaj Austrisë në barazimin 1:1 në Prishtinë. 

Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, është i kënaqur me paraqitjet kundër Kosovës dhe stërvitjet pas grumbullimit.

“Ai ishte në stërvitje gjithë javën dhe u paraqit në një mënyrë të tillë që thjesht nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta vendosnim në formacionin titullar”, ka thënë Ilzer për “DAZN”.

Më herët, sulmuesi shtatlartë kishte humbur stërvitjet parasezonale. Nuk luajti asnjë ndeshje miqësore, pasi ishte afër të largohej nga Hoffenheimi. Ai iu bashkua Hoffenheimit pas dështimit të transferimit te Leipziku. Dhe kohën e humbur te Hoffenheimi, Asllani e kompensoi te Kosova. 

“Ai thjesht kishte nevojë për më shumë ndeshje. Ai luaji në total një ndeshje e gjysmë për ekipin kombëtar të Kosovës”, shpjegoi Ilzer.

Trajneri i Hoffenheimit ka theksuar se Asllani nuk ka më shqetësime fizike.

“Ai është në formë të shkëlqyer. Sigurisht, kjo është gjithashtu një parakusht për të qenë në formacionin titullar”, deklaroi trajneri i Ilzer.

Me asistimin e tij kundër Hamburgut, Asllani pati një ndikim të menjëhershëm në ndeshjen e tij të parë si titullar këtë edicion dhe e shtynë veten për mundësi të tjera. 

Asllani 24-vjeçar ka një asistim në tri ndeshje këtë edicion në Bundesligë.

Edicionin e kaluar shfaqi formë të lartë, duke shënuar dhjetë gola dhe nëntë asistime në 33 ndeshje.
Pjesë e Hoffenheimit janë edhe mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. Ky i fundit po i mungon ekipit gjerman për shkak të lëndimit të pësuar gjatë grumbullimit me Kosovën.
Hoffenheimi është i parafundit me tri pikë.