KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Το ταλέντο της Μπάγερν επέλεξε το Κόσοβο

Ερμπλίν Οσμάνι

Talenti i Bayern Munchenit, Erblin Osmani, ka zgjedhur të luajë për Kosovën. Kështu të paktën ka deklaruar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ajeti ka njoftuar se ia ka dorëzuar Osmanit pasaportën e Kosovës.

“Nder i veçantë që sot ia dorëzova pasaportën e Republikës së Kosovës talentit tonë të Bayern Munchen, Erblin Osmanit dhe gjithashtu të ndaj lajmin e madh për futbollin kosovar: Erblini do të luajë për Kosovën. Mezi presim ta shohim talentin tonë me fanellën e Dardanëve dhe ta përfaqësojë Kosovën me krenari. Faleminderit Presidentit Agim Ademi dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se talentët tanë po zgjedhin Kosovën dhe se e ardhmja e futbollit tonë është e ndritur”, ka shkruar ambasadori Ajeti.

Osmani është ende 17-vjeçar dhe tashmë ka debutuar për ekipin e parë të Bayernit. Mesfushori deri më tani ka luajtur për U16 dhe U17 të Gjermanisë.

May be an image of tennis and text that says 'Es ist schw zugleich de una undden den Le zu machen. Thomas ThomasMann Mann Appoval GUARANTEED +49LveFast KAM'