Edicioni 2026/2027 i Superligës së Kosovës në futboll, nis të premten.
Ndeshja hapëse e edicionit ku pritet të ketë më shumë rivalitet, luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ndërmjet Feronikelit 74 dhe Gjilanit.
Ndeshjet Drenica – Dukagjini dhe Vushtrria – Malisheva luhen të shtunën, kurse xhiroja e parë mbyllet me dy superndeshje.
Kampionia Drita e nis mbrojtjen e titullit ndaj Llapit në Gjilan, kurse xhiroja mbyllet me ndeshjen Prishtina – Ballkani.
Vetëm ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit që luhet në “Fadil Vokrri, nis nga ora 19:00. Ndeshjet tjera të xhiros së parë nisin nga ora 16:30.
επίσης
Η Ντιναμό προκρίνεται στα πλέι οφ με μια φανταστική ανατροπή
Ekipet për edicionin e ri të elitës kosovare të futbollit kanë bërë ndryshime të mëdha në përbërjet e tyre. Por shumë prej tyre synimet i kanë të qarta – titullin dhe Kupën.
Njëri prej ekipeve që pretendon trofe është Gjilani.
“Unë besoj shumë se këtë sezon do të jemi më konkurrent dhe do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit për kreun e tabelës, pavarësisht se kush do të jetë kundërshtar i joni. Ne do të luftojmë për vendin e parë deri në fund. Do ta shohim ku do të përfundojmë, por unë kam mendimin se do të luftojmë deri në fund për vendin e parë”, ka thënë trajneri i Gjilanit, Debatik Curri, të enjten në konferencë për shtyp.
Trajneri Curri ka theksuar se Gjilani synon ta nisë me fitore edicionin e ri.
“Kemi bërë shumë ndryshime në skuadër, por jemi të kënaqur me fazën përgatitore dhe me klubin që i ka qëndruar prapa kërkesave tona. Besojmë se jemi gati dhe do të shkojmë për fitore. Absolutisht jemi favorit kundër Feronikelit 74 dhe synim është të kthehemi me fitore nga Drenasi”, është shprehur Curri.
Fitoren e kërkon edhe trajneri i Feronikelit 74, Elon Berisha.
“Presim ta fillojmë edicionin me energji, disiplinë dhe mentalitet fitues. E dimë që ndeshja e parë është e rëndësishme, ndaj do të japim maksimumin për një fillim sa më të mirë në shtëpinë tonë para shikuesve të Feronikelit 74”, ka thënë Berisha për KOHËN të enjten.
επίσης
Η πρωταθλήτρια Αλβανίας κερδίζει μια μεγάλη νίκη και εξασφαλίζει μια θέση στα πλέι οφ
Ai ka theksuar se Feronikeli 74 do të jetë konkurrues në Superligë.
“Përgatitjet kanë shkuar mirë dhe jemi të kënaqur me progresin e ekipit. Përforcimet na kanë sjellë më shumë konkurrencë dhe cilësi në skuadër. Kemi përgatitur ekipin në të gjitha fazat, por sigurisht do të kemi punë të vazhdueshme në situatat të cilat do t’i sjellë kampionati. Ndeshje pas ndeshje do të mundohemi të përmirësojmë performancen dhe të bëjmë maksimumin me çdo kundërshtarë”, ka theksuar Berisha.
Trajneri i futbollit, Gani Sejdiu, nuk pret të ketë rritje të cilësisë. Por ai uron të ketë më shumë rivalitet për titull, kupë dhe dalje në Evropë. Edhe në garën për mbijetesë pret rivalitet të madh.
“Fillimi i edicionit nuk është real, pasi duhet ekipet derisa të stabilizohen si në lojë ashtu edhe cilësisë reale që kanë. Disa skuadra, sidomos që nuk janë favorite, në derbi do të kalkulojnë. Primare do të jetë për ato të mos humbin, për arsye të moralit, krijimit të vetëbesimit. Do të shohim më shumë taktizime në ndeshjet e para”, ka thënë Sejdiu për KOHËN.
Sejdiu thotë se garën për kreun e tabelës do ta udhëheqin Drita, Ballkani, Prishtina, Malisheva dhe Gjilani.
“Në çdo edicion të ri presim, jo ndoshta të cilësisë, por rivalitetit. Drita nuk kishte rivalitet të madh. Deri dikur e kishte Ballkanin, i cili më pas dështoi dhe pastaj Drita ishte shumë e sigurt. Pres më shumë rivalitet, pasi Prishtina ka ndryshuar formë, si në aspektin organizativ ashtu edhe cilësisë në ekip. Shihet që synimi i tyre është titulli. Nuk do të jenë vetëm Drita, Ballkani, por edhe Prishtina e po ashtu edhe Malisheva, e cila viteve të fundit ka qenë konkurrues. Pres edhe këtë edicion të jetë e njëjtë. Po ashtu pres shumë edhe nga Gjilani, që ka vite që kërkon kreun e tabelës. Prandaj pres një Gjilan shumë konkurrues këtë edicion”, ka theksuar Sejdiu.
επίσης
Raçi, Pajaziti και Brruti, στα πλέι οφ της Conference League
Dy klubet e kthyera në Superligë, Vushtrrinë dhe Feronikelin 74, Sejdiu i sheh në garë për mbijetesë.
Krahas garës për mbrojtje të titullit, Drita pret tjetër kampanjë të suksesshme edhe në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës.