Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka realizuar supergol në fitoren e Spanjës.
Spanja të shtunën mbrëma e mposhti Çekinë me rezultatin 3:1, në ndeshjen e tretë të Grupit A3 të Ligës së Kombeve.
Për Spanjën ishte fitorja e tretë radhazi. Ka nëntë pikë në pozitën e parë.
Yamal shënoi për 1:0 në minutën e gjashtë.
Golin e dytë e realizoi Rodri në minutën e 35-të.
Jiri Slama e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 69-të.
Ndërsa Mikel Merino realizoi për 3:1 në minutën e 89-të.
Ladislav Krejci u përjashtua nga loja te Çekia në minutën e 85-të për shkak të kartonit të dytë të verdhë.
Çekia renditet në pozitën e fundit pa pikë.