Sulmuesja e Kosovës, Modesta Uka, ia ka siguruar Austria Vjenës pikën e parë në Ligën e Kampionëve. Uka ka hyrë edhe në histori të klubit austriak, si shënuesja e golit të parë në garën elitare për klube për këtë skuadër.
Goli i Ukës, megjithatë, nuk i mjaftoi Austria Vjenës për fitore. Ndeshja ndaj Interit të famshëm italian, u mbyll 1:1.
Uka e mori topin afër gjysmës së fushës, avancoi dhe më pas gjuajti fuqishëm nga distanca në minutën e 21-të. Ajo e kompletoi ndeshjen. Austria Vjena pranoi gol në minutën e 93-të dhe ndeshja u mbyll baras.
27-vjeçarja pati paraqitje shumë të mirë edhe në humbjen 1:0 në Londër nga Chelsea në duelin e parë.
Të enjten mbrëma u luajt ndeshja e dytë e fazës së ligës në Champions për futbolliste.
Modesta Uka makes history for Austria Wien by scoring their first UWCL goal 😮 pic.twitter.com/67vvi0hE6S
- ESPN UK (@ESPNUK) Οκτώβριος 1, 2026