KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο επιθετικός του Κοσόβου μιλάει για «σοβαρά προβλήματα»

Ρίλιντ Νιβοκάζι

Vetëm pak minuta pasi hyri në fushë kundër Grasshopperit, Rilind Nivokazi, e ka gjetur rrugën drejt golit. Shënoi dy gola vendimtarë në fitoren 5:2 të Sionit kundër Grasshopperit, të martën mbrëma.

“Këtë verë pata disa probleme serioze personale dhe pagova një çmim të lartë për to në fushë. Por tani, pak nga pak, po përpiqem t’i lë mënjanë, t’i pranoj më mirë, sepse për fat të keq, kjo është jeta”, tha Nivokazi pas ndeshjes, shkruan “Blick”. 

“Përpiqem të punoj prapa skenave. Gjithmonë kam qenë punëtor i palodhur dhe gjithmonë do të jem. Dy golat më bëjnë të ndihem mirë, por ajo që më bën të ndihem edhe më mirë është se e kam ndihmuar ekipin të fitojë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Nivokazi në maj debutoi për Kosovën kundër Çekisë.