KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ανησυχίες στην Ολλανδία, ο Τίμπερ απουσιάζει από την εκπαίδευση

Τζούριεν Ξυλεία

Jurrien Timber ka munguar në stërvitjen e së martës, që u zhvillua nën drejtimin e selektorit të ri të Holandës, Xavi Hernandez.

Mbrojtësi i Arsenalit ishte i vetmi nga 26 lojtarët e grumbulluar që nuk mori pjesë në stërvitje.

“Goal” ka shkruar se Timber ka munguar edhe në seancën stërvitore të së hënës. 

Sipas raportimeve, vendimi është marrë në konsultim me Arsenalin.

Mbetet të shihet nëse Timber do të jetë i gatshëm për ndeshjet në Ligën e Kombeve, ndërsa Xavi pritet të japë më shumë detaje për gjendjen e tij në ditët në vijim. 

Prej disa kohësh, 25-vjeçari ka probleme me lëndime. Ai për shkak të lëndimeve e humbi pjesën më të madhe të edicionit të kaluar. 

Pak para fillimit të Kupës së Botës, ish-lojtari i Ajaxit pësoi një dëmtim, duke u detyruar të mungonte në turne.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka 23 ndeshje të zhvilluara me Holandën.