KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η άμεση λαμπρότητα του 18χρονου στη Μάντσεστερ Σίτι

Ayyoub Bouadi

Ayyoub Bouadi kishte paraqitje të pjekur në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e tij të parë si startues te Manchester City. Dhe menjëherë tregoi pse klubi anglez ishte i vendosur ta transferonte.

Mesfushori 18-vjeçar ishte i rëndësishëm te Maroku në Kupën e Botës, ndërsa City shpenzoi plot 100 milionë euro për ta transferuar nga Lille. Bouadi është adoleshenti më i shtrenjtë në histori të Premier Leagues.

Pas dy paraqitjeve si zëvendësues për Cityn, ai u aktivizua për herë të parë si startues ndaj Portos të martën mbrëma. Në fitoren 2:0 të Manchester Cityt, Bouaddi dukej plotësisht i përfshirë në skuadër.

Erling Haaland mori vëmendjen me dy golat që i shënoi, por ishte Bouaddi që bëri paraqitje të sigurt në mesfushë, duke dhënë shenja të hershme se Rodri mund të mos mungojë shumë pas largimit.

Me 18 vjet e 341 ditë, Bouaddi është bërë lojtari i katërt më i ri që filloi një ndeshje të Championsit për Cityn. Kishte pyetje për tarifën e paguar nga City për një pozitë në fushë ku lojtarët kërkohen të kenë përvojë. Por Bouaddi është ambientuar menjëherë dhe ka treguar pse do të jetë opsion i vlefshëm për gjigantin anglez.

“Ai është shumë i mirë”, tha trajneri Enzo Maresca. “Kundër Coventryt ai i humbi dy topa dhe pas kësaj ishte brenda zonës sonë dhe i qetë. Lojtarë të tjerë ndoshta do të bënin panikë, por në moshën 18-vjeçare ai është lojtar fantastik”.

Bouaddi është formuar te Lille në Francë dhe kishte paraqitje kampionale në tri edicionet e kaluara.

“Ndaj Portos ishte shumë i mirë. Ai flet në mënyrë të përkryer gjuhën frenge, angleze dhe gjuhën spanjolle. Ai është ndryshe për shkak të pjekurisë që ka. Për këtë arsye klubi bëri përpjekje maksimale që të jetë me ne”, ka theksuar Maresca.

Paraqitja në Portugali tregon pse përgjegjësit te City besojnë se Bouadi ka të gjitha tiparet e duhura që të zhvillohet në lojtar të nivelit më të lartë botëror. Marokeni i lindur në Francë e shijon kohën në skenën më të madhe.

Bouadi kompletoi 54 prej 55 pasimeve. Ishte i pari edhe në shumë elemente të tjera.

“Ai bëri ndeshje vërtetë të mirë”, tha Haaland. “Në javët e fundit në stërvitje ishte i shkëlqyer. Mendoj se kemi një perlë në ekip, të jem i sinqertë”.

Haaland ka përmendur një pasim që nuk ia bëri Bouadi në pjesën e dytë. Dhe kështu tregoi se te City gjithë kohën duhet të paraqitet në nivelin më të lartë të mundshëm. Bouadi duket gati për këtë.