KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Σακίρι δικαιολογεί την κριτική των οπαδών της Βασιλείας

Σερντάν Σακίρι

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka shprehur pakënaqësinë e tij me paraqitjen e skuadrës pas humbjes 3:0 ndaj Vaduzit. Ai ka kërkuar më shumë angazhim dhe përmirësim nga të gjithë futbollistët.
Baseli të dielën u mposht në shtëpi nga Vaduzi, ndërsa kapiteni Shaqiri nuk e ka fshehur zhgënjimin me paraqitjen e ekipit.

Shaqiri ka kritikuar skuadrën, duke vënë në pah mungesën e mentalitetit dhe nivelin e pamjaftueshëm të lojës.

Sulmuesi Shaqiri ka theksuar se secili futbollist duhet të përmirësohet dhe të marrë më shumë përgjegjësi për paraqitjet në fushë.

35-vjeçari ka pranuar se pakënaqësia e tifozëve është e kuptueshme, duke pasur parasysh paraqitjen e skuadrës dhe përkrahjen që ata i kanë dhënë ekipit.

“Ne e dimë se çfarë jemi të aftë të bëjmë dhe tani nuk duhet ta komplikojmë shumë me mendime, por duhet të vazhdojmë të punojmë fort, t’i korrigjojmë gabimet tona. Disa mijëra njerëz vijnë për të na mbështetur këtu, madje kishte më shumë tifozë mysafirë sesa tifozë vendas. Prandaj, një reagim i tillë është plotësisht i kuptueshëm”, ka thënë Shaqiri, shkruajnë të hënën mediumet zvicerane.