---
description: Mohamed Salah është bërë futbollisti i parë i top pesë ligave më të forta evropiane që është përfshirë në 50 gola në të gjitha garat, në edicionin aktual. Sulmu
title: Liverpooli mposht Cityn dhe vazhdon t’i afrohet titullit, shkëlqejnë Salah e Szoboszlai
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/23/a5c5842f-ee75-4661-8f62-de05b51ba962.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Liverpooli mposht Cityn dhe vazhdon t’i afrohet titullit, shkëlqejnë Salah e Szoboszlai

![Liverpool](https://resources.koha.net/images/2025/February/23/a5c5842f-ee75-4661-8f62-de05b51ba962.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 23 shkurt 2025 17:56
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 23 shkurt 2025 17:56
- Shpërndaje në:

Mohamed Salah ka vazhduar me paraqitje impresive, ndërsa ka udhëhequr Liverpoolin drejt fitores në derbin e madh ndaj Manchester Cityt.

Të dielën, Liverpooli fitoi 2:0 ndaj kampionit në fuqi dhe bëri hap të madh drejt titullit në Premier League.

Liverpooli e fitoi 2:0 ndeshjen në “Etihad”, që i takoi xhiros së 26-të.

Salah në minutën e 14-të shënoi për 1:0. Realizoi me asistim të Dominik Szoboszlait.

Hungarezit ia ktheu asistimin në minutën e 37-të. Szloboszlai shënoi për 2:0. Shifrat më nuk ndryshuan, ndërsa Liverpoolit në pjesën e dytë iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

[Edhe ![Salah thyen rekord, Liverpooli vazhdon me fitore](https://resources.koha.net/images/2025/February/23/ea5cb96c-0770-4579-8e08-e03a30bf48de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 13 pri 2025 Salah thyen rekord, Liverpooli vazhdon me fitore](https://www.koha.net/futboll/salah-thyen-rekord-liverpooli-vazhdon-me-fitore)

 Salah këtë edicion i ka 30 gola e 21 asistime në të gjitha garat. Pra ishte i përfshirë në 51 gola në 38 ndeshje.

Në Premier League, Salah kja 26 gola e 17 asistime në 28 paraqitje. Szoboszlai në kampionat ka pesë gola e katër asistime në 26 paraqitje.

Liverpooli udhëheq në tabelë me 64 pikë, plot 11 më shumë se Arsenali i vendit të dytë.

Skuadra e Pep Guardiolas, Manchester City, është në vendin e katërt me 44 pikë. Pra ka mbetur 20 pikë prapa Liverpoolit të Arne Slot.

Derbi i madh vetëm ka konfirmuar krizën e thellë të Manchester Cityt. Kjo skuadër tashmë është eliminuar edhe nga Liga e Kampionëve.

---

**Shkëlqen Salah, Liverpooli në epërsi bindëse pas pjesës së parë**

Mohamed Salah ishte i papërmbajtshëm në pjesën e parë dhe kontribuoi me gol e asistim në derbin e fundjavës që po zhvillohet në “Etihad Stadium”.

Liverpooli është në epërsi bindëse 2:0 pas pjesës së parë, ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolas.

Salah golin e 30-të të edicionit në të gjitha garat, e shënoi në minutën e 14-të, ndërsa në minutën e 37-të asistoi për Dominik Szoboszlain.

Salah në 38 ndeshje ka 30 gola e 21 asistime.

[Edhe ![Liverpooli vazhdon marshin drejt titullit](https://resources.koha.net/images/2025/March/08/e7d999a2-6a82-428b-8a8f-8d5e7fad0fac.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 8 mar 2025 Liverpooli vazhdon marshin drejt titullit](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-vazhdon-marshin-drejt-titullit)

Tjetër statistikë mbresëlënëse për të është se ka shënuar e asistuar në 11 ndeshje të ndryshme të elitës angleze të futbollit në edicionin aktual.

Të njëjtat statistika i kishte edhe Lionel Messi për Barcelonën në edicionin 2014/15.

---

**Szoboszlai shënon me asistim të Salahut**

Liverpooli e ka shënuar edhe një tjetër gol ndaj Manchester Cityt në derbin e fundjavës.

Hungarezi Dominik Szoboszlai realizoi në minutën e 38-të me asistim të sulmuesit Mohamed Salah.

Liverpooli ka epërsi 2:0 në “Etihad”, ndërsa Salah tani ka 30 gola e 21 asistime në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

---

**Salah shënon në derbin ndaj Cityt pas skemës së përkryer**

Mohamed Salah është bërë futbollisti i parë i top pesë ligave më të forta evropiane që është përfshirë në 50 gola në të gjitha garat, në edicionin aktual. 

Sulmuesi i Liverpoolit realizoi në derbin ndaj Cityt pas një skeme të përkryer. 

[Edhe ![Liverpooli i pandalshëm në Premier League](https://resources.koha.net/images/2025/February/26/daa81d34-7623-4db9-808c-86e5bd26317b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 26 shk 2025 Liverpooli i pandalshëm në Premier League](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-i-pandalshem-ne-premier-league)

Ai e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 14-të. 

Për 32-vjeçarin ishte goli i 30-të në ndeshjen e 38-të të këtij sezoni, ndërsa i ka edhe plot 20 asistime.

[#Manchester City](https://www.koha.net/tag/manchester-city) [#Mohamed Salah](https://www.koha.net/tag/mohamed-salah) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll) [#Liverpool FC](https://www.koha.net/tag/liverpool-fc)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shkëlqen sërish Salah, Liverpooli forcon kreun](https://resources.koha.net/images/2025/February/01/476c3c41-bffc-4815-bc9d-b8e6bdb1d389.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 1 shk 2025 Shkëlqen sërish Salah, Liverpooli forcon kreun](https://www.koha.net/futboll/shkelqen-serish-salah-liverpooli-forcon-kreun)
- [![Liverpooli fiton bindshëm, shkëlqen Gakpo](https://resources.koha.net/images/2025/January/25/725022db-0332-45d1-995a-edb37d308e53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 25 jan 2025 Liverpooli fiton bindshëm, shkëlqen Gakpo](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-fiton-bindshem-shkelqen-gakpo)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Klopp u del në mbrojtje lojtarëve: Më sulmoni mua](https://www.koha.net/futboll/klopp-u-del-ne-mbrojtje-lojtareve-me-sulmoni-mua)

[Botë.]() [Netanyahu raportohet se ka vizituar fshehtas Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën](https://www.koha.net/bote/netanyahu-raportohet-se-ka-vizituar-fshehtas-emiratet-e-bashkuara-arabe-te-dielen)

[Futboll.]() [Diçka e pazakontë i ndodhi Ronaldos të dielën](https://www.koha.net/futboll/dicka-e-pazakonte-i-ndodhi-ronaldos-te-dielen)

[Futboll.]() [Gakpo largohet nga grumbullimi, kthehet te Liverpooli](https://www.koha.net/futboll/gakpo-largohet-nga-grumbullimi-kthehet-te-liverpooli)

[Arbëri.]() [Jesus tregon pse nuk e inkuadroi Ronaldon](https://www.koha.net/arberi/jesus-tregon-pse-nuk-e-inkuadroi-ronaldon)

[Arbëri.]() [Gola në Asamblenë Parlamentare të KIE-së flet për aktgjykimin e Speciales](https://www.koha.net/arberi/gola-ne-asamblene-parlamentare-te-kie-se-flet-per-aktgjykimin-e-speciales)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Liverpooli mposht Cityn dhe vazhdon t’i afrohet titullit, shkëlqejnë Salah e Szoboszlai","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/salah-shenon-ne-derbin-ndaj-cityt-pas-skemes-se-perkryer","datePublished":"2025-02-23T17:56:56+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:25:06+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":508,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mohamed Salah është bërë futbollisti i parë i top pesë ligave më të forta evropiane që është përfshirë në 50 gola në të gjitha garat, në edicionin aktual. Sulmu","url":"https://www.koha.net/futboll/salah-shenon-ne-derbin-ndaj-cityt-pas-skemes-se-perkryer","keywords":"Manchester City, Mohamed Salah, futboll, Liverpool FC","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/23/a5c5842f-ee75-4661-8f62-de05b51ba962.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
