KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Αυξάνονται οι πιθανότητες επανεκλογής του Ινφαντίνο

Victor Montagliani dhe Gianni Infantino

Gjasat që Gianni Infantino të rizgjidhet president FIFA-s janë rritur ndjeshëm pasi rivali i mundshëm, Victor Montagliani, pritet të mbetet në krye të CONCACAF-it.

Kanadezi 61-vjeçar shihej gjerësisht si kandidat i mundshëm, pasi plani i dështuar i Infantinos për shitje të aksioneve të Kupës së Botës tek investitorët privatë shkaktoi reagime të ashpra në mbarë botën.

Por Montagliani nuk konfirmoi kurrë se donte ta sfidonte Infantinon. Dhe sipas burimeve, ai u ka thënë kolegëve se do të kërkojë një mandat të fundit në krye të konfederatës që drejton futbollin në Amerikën e Jugut, Qendrore dhe në Karaibe.

“The Guardian” njoftoi se Montagliani nuk do të kandidojë kundër Infantinos për të parin e FIFA-s. Infantino kërkon mandatin e katërt në zgjedhjet që mbahen në mars.

Lëvizja kundërshtuese ndaj tij, e udhëhequr nga UEFA, tani duhet të pëpiqet të gjejë një kandidat konsensual brenda afatit që është deri më 18 nëntor.

Aleksandar Çeferin do të kandidojë për mandatin e katërt si president i UEFA-s.

Në një tjetër zhvillim të favorshëm për Infantinon, ai mori përkrahje të plotë nga 54 vendet afrikane, anëtare të FIFA-s. Pra bëhet fjalë për më shumë se çerekun e votave të përgjithshme.

“Është vendim unanim i të gjitha 54 vendeve anëtare të Konfederatës Afrikane për përkrahje pa kushte të Giannit si president i FIFA-s”, ka thënë Patrice Motsepe, president i Konfederatës Afrikane të Futbollit. “Kjo është për shkak të historisë dhe përkrahjes që Gianni ka dhënë për futbollin afrikan”.