KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Αναπληρωματικός ο Ραχμάνι, η Λάτσιο νικά τη Βενέτσια

Albion Rrahmani

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, është paraqitur nga minuta e 73-të për Venezian që të shtunën mbrëma u mposht nga Lazio në shtëpi me rezultatin 2:0. 

Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Serie A. 

Për Rrahmanin ishte paraqitja e katërt këtë edicion në elitën e futbollit italian. 

Mattia Zaccagni në minutën e 51-të dhe Tijjani Noslin në minutën e 60-të shënuan golat e fitores për Lazion.

Lazio ka 13 pikë dhe është lartë në tabelë. Venezia është në pozitën e fundit pa pikë.