Tifozë të Partizanit dhe Tiranës janë përfshirë në rrahje para derbit që luhet sonte nga ora 18:30, raportojnë mediumet në Shqipëri të dielën.
“Derbi kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është ndezur pak orë përpara fillimit të tij, teksa janë parë episode dhune. Tifozë të dyja skuadrave janë përplasur mes tyre në rrugët pranë ‘Arenës Kombëtare’ duke krijuar tensione në prag të kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme”, shkruan “Top Channel”.