KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Ρόδρι ζητά συγγνώμη από τη Βαλένθια

Rodri

Mesfushori i Barcelonës, Rodri, u ka kërkuar falje tifozëve, lojtarëve dhe klubit të Valencias për komentet e bëra gjatë ndeshjes së kaluar. 

Barcelona fitoi thellë në vikend ndaj Valencias, 5:0, por rezultati pas ndeshjes mbeti në plan të dytë. 

Në plan të parë doli mesfushori i transferuar te Barcelona nga Manchester City, Rodri. 

Rodri u zëvendësua nga Marc Bernal, ndërsa kapiteni i Spanjës mori duartrokitje nga të pranishmit në “Mestalla”. 
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Rodri shihet se ka biseduar me Pau Cubarsin dhe Eric Garcian, ndërsa ka thënë fjalë të rënda për kundërshtarët. 

“Këta djem janë me të vërtetë shumë të dobët. Janë me të vërtetë të dobët. Shumë të dobët”, ka thënë Rodri gjatë bisedës. 

Ai madje ka pyetur se në cilin vend ka përfunduar Valencia në edicionin e kaluar. 

Të mërkurën Rodri e ka kontaktuar kapitenin e Valencias, Jose Luis Gaya, dhe i ka kërkuar falje për këtë gabim.