KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η γρήγορη επιστροφή της Ντέλοβα στην Τουρκία θεωρείται θαύμα

Αμέντσπορ

Amedspori ka pranuar lajme të mira rreth qendërmbrojtësit të Kosovës, Lumbardh Dellova, i cili u lëndua më 10 tetor. 

Dellova nuk luajti të shtunën në fitoren 1:0 ndaj Konyasporit shkaku i lëndimit muskulor. Por pritet të jetë në fushën e lojës shumë shpejtë. 

Mediumet turke e kanë quajtur mrekulli rikthimin e shpejtë të kosovarit. 

Kanë shkruar se ai i është përmbajtur programit të veçantë të rikuperimit. 

Dellova pritej të mungonte tri deri në katër javë. Por ai mund të luajë që në ndeshjen në udhëtim ndaj Samsunsporit, më 24 tetor. 

“Dellova ka treguar përafërsisht 80 për qind përmirësim në periudhë pesëditore. Po ashtu është parë diferenca e madhe mes dy testeve mjekësore”, kanë shkruar mediumet turke. 

Ai ka bërë gjashtë seanca stërvitore nga dy orë. 

Dellova ka pasur telashe muskulore, por tani shpresohet në kthim të shpejtë për skuadrën që udhëhiqet nga Besnik Hasi. Tek Amedspori luan edhe Ermal Krasniqi. 

Amedspori i ka 17 pikë pas tetë ndeshjeve të luajtura, dy më pak se lideri Galatasaray.