KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ρέξαχ: Η Μπαρτσελόνα βρίσκεται σε άλλο επίπεδο

Κάρλες Ρέξαχ

Carles Rexach ka mbetur i impresionuar nga forma e Barcelonës këtë edicion.

Ish-trajneri dhe një prej figurave më të shquara në historinë e gjigantit katalunjas ka vlerësuar se Barcelona aktualisht është në një nivel dukshëm më të lartë se rivalët e saj në Spanjë. 

“Gjërat po shkojnë mirë, në fakt shkëlqyeshëm. Por, duke e parë në mënyrë objektive dhe pa paragjykime, Barcelona aktualisht është në një nivel krejtësisht të ndryshëm nga pjesa tjetër e ekipeve spanjolle”, ka thënë Rexach, shkruan të hënën “Goal”. 

79-vjeçari ka veçuar edhe Paris Saint-Germainin si skuadrën që mund t’i bëjë ballë Barcelonës.

“Për momentin e vetmja skuadër e aftë të garojë me Barcelonën është Paris Saint-Germaini. Sa i përket pjesës tjetër, nuk kanë asnjë shans”.

Rexach ka veçuar mentalitetin e futbollistëve të Barcelonës.

“Luajnë me një ritëm të ndryshëm, vrapojnë dhe bëjnë përpjekje të mëdha. Të gjithë këta lojtarë janë të bindur për aftësitë e tyre”.