KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Υπόθεση Νεγκρέιρα, η UEFA λαμβάνει έγγραφα από τη Ρεάλ Μαδρίτης

Χοσέ Μαρία Ενρίκες Νεγκρέιρα

Konfederata evropiane e futbollit (UEFA), ka konfirmuar të enjten se ka pranuar dokumente nga Real Madridi që lidhen me rastin Negreira. 

UEFA ka theksuar se ato dokumente do t’i shqyrtojë si pjesë e hetimeve që janë duke vazhduar. 
Rasti Negreira ka hyrë në një tjetër fazë të hetimeve dhe UEFA ka theksuar se ka pranuar shumë dokumente të dërguara nga Real Madridi. 

Ato janë të lidhura për hetimet ndaj Barcelonës dhe Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Spanjës. 
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, më herët ka paralajmëruar se kanë bërë gati dosje prej afro 500 faqeve. 

Perezi ka qenë kritik i madh për këtë rast dhe e ka ftuar UEFA-n të reagojë. Ai e ka quajtur rastin Negreira, si “korrupsionin më të madh të historisë së futbollit”. 

Rasti Negreira lidhet me pagesa të kryera për disa vjet nga Barcelona për Jose Maria Enriquez Negreira nëpërmjet kompanive që lidhen me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve. 

Ato pagesa e kalojnë shifrën e 7 milionë eurove, prej vitit 2001 deri nëvitin 2018. 

Prokurorët dyshojnë se këto pagesa kanë pasur qëllim që të kenë ndikim në referim. Barcelona insiston se ato para janë paguar për raporte dhe konsultime teknike për referim. 

Për shkak të komenteve nga Florentino Perezi, Barcelona mori veprime ligjore. Klubi nga Katalunja nisi procedurat për padi për shpifje ndaj Perezit. Takim mes palëve në gjykatë është caktuar të ketë më 25 nëntor në Madrid. 

Dokumentet e reja të dorëzuara nga Real Madridi tani do të përfshihen në hetimin që vazhdon të jetë i hapur dhe vazhdon të shqyrtohet nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s.