KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Σχέδια για ακρίδες

Μπουγιάρ Πλάνα

Mbrojtësi kosovar, Bujar Pllana, karrierën e vazhdon në Superligën e Zvicrës.

Pllana, që është pjesë e Shqipërisë, u prezantua të mërkurën nga Grasshopperi, klubi tradicional zviceran.

Pllana ka firmosur për dy vjet. Deri më tani ishte te Lechia Gdansk në Poloni, por shkëputi kontratën.

24-vjeçari ka nisur karrierën në Mitrovicë dhe ka luajtur në disa skuadra në vend.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Isha i bindur për projektin nga fillimi dhe menjëherë kam ndier besimin e treguar gjatë diskutimeve. Mezi pres të luaj para tifozëve tanë”, ka thënë Pllana.
Grasshopperi ka disa vjet që përballet me telashe për stabilizim në elitën helvetike, ndonëse ka të kaluar të pasur.