KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Πέδρο αποσύρεται από το ποδόσφαιρο

pedro

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Chelseat, Romës dhe Lazios, Pedro, është tërhequr nga futbolli në moshën 39-vjeçare. Ai e konfirmoi largimin nga futbolli aktiv në rrjetet sociale, nëpërmjet një videoje emocionale të filmuar në “Camp Nou”. 

“E ndiej se ka ardhur koha. Koha për të bërë hap para dhe të nis kaptinë të re. Po largohem me krenarinë e ëndrrës së jetuar dhe të njerëzve që ishin afër meje dhe ndihmuan që kjo të bëhej realitet. Faleminderit futboll që më bëre kaq të lumtur”, ka shkruar ndër të tjera Pedro. 

Pedro me Barcelonën i fitoi tre trofe të Ligës së Kampionëve. Fitoi edhe Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2012 me Spanjën. 

Me Chelsean e fitoi Premier Leaguen, Kupën FA dhe Ligën e Evropës.