KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Δεν υπάρχει ηρεμία στη Ρεάλ Μαδρίτης, σύμφωνα με πληροφορίες για νέο καβγά.

Ζοζέ Μουρίνιο

Sezoni i Real Madridit ka marrë kahe tjetër dramatike, ndërsa mediumet e huaja kanë raportuar për një tjetër përplasje mes dy anëtarëve të profilit të lartë te skuadra e parë. 

Pakënaqësi të tjera trajneri Jose Mourinho ka edhe me sulmuesin Kylian Mbappe. Raportimi për kaosin e ri te Real Madridi të enjten u bë fillimisht nga mediumi spanjoll Cadena Ser, që ka shkruar se dy yje të ekipit janë përfshirë në përleshje fizike. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. 

Mourinho është ndarë i pakënaqur edhe me sjelljet e Mbappes i cili u largua nga detyra me Francën për shkak të lëndimit në gju, kur shënoi gol ndaj Turqisë. 

Ai ishte parë në një klub nate me partneren e tij, Ester Exposito. Më pas kishte postuar në rrjetet sociale një video duke qeshur e duke e ngarë biçikletën në Alpet e Zvicrës. 

Gazetari Pablo Polo i Marcas ka thënë se Mourinhos nuk i ka pëlqyer mënyra se si Mbappe është duke e menaxhuar rikuperimin, ndërsa kishte mbërritur në Madrid të hënën, pas stërvitjes.

Ndërkohë, gazetari i Cadena Ser, Anton Meana, ka theksuar se atmosfera në dhomat e zhveshjes është “e akullt”, siç kishte qenë para pesë muajsh kur u raportua për përleshjen mes Aurelien Tchouamenit dhe Federico Valverdes.