Sulmuesi Rilind Nivokazi ka shkëlqyer me dy gola në fitoren 5:2 të Sionit në udhëtim ndaj Grasshopperit të martën mbrëma
Nivokazi e shënoi golin për 2:2 në minutën e 63-të, dy minuta pasi u inkuadrua në fushë, në ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt të Superligës së Zvicrës.
Gjashtë minuta më vonë, Nivokazi shënoi golin e dytë personal për epërsinë 3:2.
Janë dy golat e parë këtë edicion në elitën helvetike të futbollit.
Donat Rrudhani, që luajti 61 minuta për Sionin, në minutën e 54 qëlloi shtyllën.
Benjamin Kololli, që u inkuadrua në minutën e 75-të, po ashtu dha kontribut në fitoren e thellë.
Ai asistoi për golin e katërt të minutës së 82-të.
Golin e parë për Grasshoperin e realizoi Samuel Krasniqi.
Σκόραρε από το πέναλτι στο 42ο λεπτό.
Krasniqi ka dy gola e dy asistime deri më tani.
Krasniqi, Bujar Pllana e Amir Abrashi kompletuan takimin te Grasshopperi.