KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Νιούκαστλ – Λίβερπουλ, ντέρμπι πρώτου γύρου στην Πρέμιερ Λιγκ

Λίβερπουλ

Me ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe Coventryt ka filluar edicioni 2026/27 në Premier Leaguen angleze.  

Edicioni i ri pritet të sjellë shumë rivalitet, me shumë skuadra që kanë ndryshuar trajnerë dhe me lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar.

Dy prej skuadrave që kanë ndërruar trajnerët janë Newcastle Unitedi dhe Liverpooli,  që të dielën përballen nga ora 17:30 në derbin të xhiros së parë.

Pas largimit të Eddie Howes, tashmë skuadra e Newcastlet drejtohet nga trajneri gjerman, Matthias Jaissle.

Jaissle ka fituar ndeshjen e parë si trajner në secilin prej tre klubeve të mëparshme.

επίσης Η Λίβερπουλ κέρδισε έναν δραματικό αγώνα στο Σεντ Τζέιμς Παρκ ποδόσφαιρο Η Λίβερπουλ κέρδισε έναν δραματικό αγώνα στο Σεντ Τζέιμς Παρκ

Nga Newcastle janë larguar shumë futbollistë të rëndësishëm si Anthony Gordon, Sandro Tonali e Bruno Guimaraes.

Newcastle edicionin e kaluar e përfundoi në pozitën e 12-të me 49 pikë.

Ndërsa Liverpooli e përfundoi kampionatin në vendin e pestë, me 60 pikë. Kjo solli shkarkimin e Arne Slotit dhe emërimin e ish-trajnerit të Bournemouthit, Andoni Iraolas, si pasues të tij.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare e Iraolas në stolin e Liverpoolit.

Spanjolli hyn në këtë sfidë me një seri prej 18 ndeshjesh pa humbje, një nga ecuritë më të mira mes trajnerëve të Premier Leagues.

επίσης Η Άρσεναλ στοχεύει να μην κάνει κανένα λάθος απέναντι στη Γουλβερχάμπτον ποδόσφαιρο Η Άρσεναλ στοχεύει να μην κάνει κανένα λάθος απέναντι στη Γουλβερχάμπτον

Edhe nga “Të Kuqtë” janë larguar disa figura kyçe si Mohamed Salah, Andy Robertson e Ibrahima Konate.

Liverpooli nuk ka humbur në ndeshjen hapëse të edicionit në Premier League në 13 edicionet e fundit. Ka 10 fitore dhe 3 barazime.

Newcastle nuk ka fituar në 19 ndeshjet e fundit në Premier League kundër Liverpoolit.

Ndërkohë Liverpooli nuk ka humbur asnjë nga nëntë ndeshjet e fundit të Premier Leagues kundër Newcastlet në “St James' Park”.

Të shtunën luhen takimet Hull City – Manchester United, Everton – Crystal Palace, Ipswich Town – Sunderland, Nottingham Forest - Leeds United dhe Brentford – Tottenham.

επίσης Σίτι – Τότεναμ, ντέρμπι του δεύτερου γύρου στην Πρέμιερ Λιγκ ποδόσφαιρο Σίτι – Τότεναμ, ντέρμπι του δεύτερου γύρου στην Πρέμιερ Λιγκ

Të dielën do të luhen edhe ndeshjet Brighton – Aston Villa dhe Manchester City – Bournemouth.

Me ndeshjen Fulham – Chelsea, që zhvillohet të hënën, përfundon xhiroja e parë e Premier Leagues.