KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Επτά αξιωματούχοι παραπομπής απαγορεύτηκαν στην Τουρκία

Φερχάτ Γκουντόγκντου

Kryetari i Bordit Qendror të Arbitrave të Federatës Turke të Futbollit, Ferhat Gundogdu, dhe gjashtë anëtarë të tjerë të bordit janë arrestuar nga autoritetet turke, ka raportuar të martën “Reuters”.

Hetimi lidhet me dyshime për parregullsi në proceset që kanë të bëjnë me klasifikimin e arbitrave, caktimin e tyre për ndeshje, vlerësimin dhe procedurat e emërimit.

Ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, tha se hetuesit kanë mbledhur deklarata nga ankues dhe dëshmitarë, ndërsa kanë shqyrtuar edhe të dhëna të komunikimeve telefonike dhe informacione financiare të siguruara nga autoriteti turk për hetimin e krimeve financiare.

Sipas autoriteteve, hetimi synon të sqarojë nëse ka pasur ndërhyrje në proceset që përcaktojnë renditjen dhe caktimin e arbitrave në futbollin turk.

Gurlek e ka lidhur hetimin me përpjekjet për të garantuar transparencë dhe integritet më të madh në futbollin turk.