Ernest Muçi ka dhënë kontribut për Trabzonsporin edhe në Ligën e Konferencës.
Në ndeshjen e xhiros së parë në udhëtim te KuPS-i, Muçi hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 74-t, dhe asistoi në golin e fundit të skuadrës së tij, në minutën e 91-të.
Trabzonspori e mposhti skuadrën finlandeze me rezultatin 4:2.
Muçi vlerësohet lartë edhe në Turqi. Në Superligën turke ka dy gola e dy asistime.