KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Σοκαριστική στιγμή, παίκτης της Πόρτο χάνει τις αισθήσεις του μετά από σφοδρή σύγκρουση

Πόρτο

Një moment shokues ka ndodhur në elitën e futbollit të Portugalisë në ndeshjen që Porto e fitoi 2:1 të premten mbrëma ndaj Moreirenses. 

Incidenti ndodhi pak para fundit të ndeshjes dhe të gjithë ishin me frikë. Mesfushori danez i Portos, 20-vjeçari Victor Froholdt, u godit në kokë gjatë një dueli me Guilherme Liberaton. Pas goditjes, Froholdt ra në tokë pa ndjenja. 

Bashkëlojtarët vrapuan menjëherë për t’i dhënë ndihmë, ndërsa Jan Bednarek ishte i pari që arriti te danezi. Lojtarët e të dyja ekipeve më pas bënë një rreth për ta mbuluar futbollistin e lënduar. Disa prej lojtarëve janë parë me lot në sy. 

Pas disa minutash kur iu dha ndihma mjekësore, Froholdt u largua nga fusha me barelë, ndërsa tifozët duartrokitën. 

Froholdtit tani është në gjendje stabile, por do të qëndrojë në spital deri të dielën. 
Trajneri i Portos, Francesco Farioli, tha pas ndeshjes se të gjithë kanë qenë të shqetësuar për shëndetin e tij. 

Liberato, lojtari i cili e shkaktoi faullin, ishte më i shqetësuari nga kjo ngjarje. Atij më pas iu dha kartoni i kuq.