KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Συγκινητική ανάρτηση του Μέσι μετά τον θάνατο του πατέρα του: Αμφιβάλλω αν θα αντέξω για πολύ

Λιονελ Μεσσι

Superylli i futbollit, Lionel Messi, ka bërë një postim emocional në rrjete sociale, pas vdekjes së babait të tij. 

Babai i Messit, Jorge, vdiq javën e kaluar, pasi u përball për një kohë me një sëmundje.

“Babi, ende nuk po mund të besoj që ike. Nuk e kam kuptuar ende, ose më saktë, nuk dua. Është kaq e vështirë të imagjinoj se nuk do të të shoh më, se nuk do të flasim më. E di që po vuaje dhe kështu është më mirë, por je larguar shumë herët. Kemi pasur ende shumë gjëra për të shijuar së bashku”, ka shkruar Messi.

Messi ka treguar se babai i kishte kërkuar të luante në Kupën e Botës dhe se vetëm disa ditë para fillimit të Botërorit ishte shumë keq. 

“Ishte hera e parë që nuk do të ishte në një turne, por nëna vazhdonte të më thoshte se do të ishte më mirë dhe se do të ishte mjaftueshëm mirë për të udhëtuar. Unë vazhdoja të të thoja se do të shkonim në finale, kështu që të ishte edhe ti”.

Messi ka shkruar se pas çdo ndeshje i ka munguar mesazhi i babait dhe kështu e ka kuptuar se sa e rëndë është situata. Thotë se në Botëror asnjëherë nuk është ndier mirë. 

επίσης Ο Μέσι συγχαίρει τον Ντεμπελέ για τη Χρυσή Μπάλα ποδόσφαιρο Ο Μέσι συγχαίρει τον Ντεμπελέ για τη Χρυσή Μπάλα

“Nuk e di se çka do të bëj pa ty, nuk e di si të vazhdoj. Unë vetëm kam luajtur futboll dhe tani seriozisht dyshoj se do të jem në gjendje të vazhdoj për kohë të gjatë. T’i ishe në anën time që nga fillimi, kishte kaq pak kohë deri në fund. Pse nuk mund të qëndroje edhe pak më gjatë dhe të kishim mbaruar së bashku? E di që lumturia jote vinte duke shikuar familjen tënde, gruan tënde, fëmijët e tu, e mbi të gjitha, duke mos e kuptuar askush, duke më parë duke luajtur... Ishte gjithnjë kështu. Më dërgove në secilën stërvitje menjëherë pasi arrite nga puna. Nëna më dërgoi në shumë të tjera pasi ishte duke punuar”, ka shkruar Messi.

Superylli argjentinas ka shkruar se babai i tij nuk ka gabuar asnjëherë. 

“Në fund gjërat gjithnjë funksionuan në mënyrën se si thoshe ti. Do të më mungosh shumë, por gjithnjë do të jesh i pranishëm, sidomos në rritjen e fëmijëve të mi. Unë i mësoj dhe i rris ata siç më rrite ti mua. Pusho në paqe dhe na ruaj nga lart siç bëre këtu. Faleminderit për gjithçka. Të dua babi”, ka shkruar Messi.