KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

«Μισθοφόροι», οι οπαδοί της Βαλένθια διαμαρτύρονται μετά τη βαριά ήττα

mece

Tifozët e Valencias kanë protesutar të dielën kundër zyrtarëve të klubit dhe lojtarëve, pas humbjes demoralizuese, 5:0, në shtëpi nga Barcelona.

Mijëra tifozë u mblodhën jashtë stadiumint “Mestalla” dhe i quajtën lojtarët “mercenarë”.

Ata gjithashtu i bënë thirrje presidentit të klubit, Kiat Lim, dhe pronarit, Peter Lim, të “shkonin në shtëpi”.

Disa grupe ultra të tifozëve i lanë tribunat bosh në fillim të ndeshjes së La Ligas, të luajtur të dielën.

Lojtarët dhe trajneri Carlos Corberan u fishkëllyen në fillim. Kishte fishkëllima edhe më të mëdha në fund të ndeshjes.

Kiat Lim u bë president në vitin 2025, por për herë të parë ishte në një ndeshje në “Mestalla”.

Ishte humbja e tretë radhazi për Valencian, që hapi kampanjën me barzim. Ekipi i njohur e ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje.