KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Λουίς Ενρίκε απαντά στον Μουρίνιο για τη Χρυσή Μπάλα

Λουίς Ενρίκε

Trajneri Jose Mourinho ka thënë më herët se fituesi i “Topit të Artë” nuk duhet të jetë patjetër nga një ekip që e fiton Ligën e Kampionëve. 

Tekniku portugez i Real Madridit ka shtuar se 3-4 kandidatë për ta fituar çmimin prestigjioz, janë pjesë e madrilenëve. 

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit të Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka thënë se fitues duhet të jetë një lojtar i PSG-së. 

Kështu është shprehur tekniku spanjoll para ndeshjes që PSG-ja e luan me Monacon. 

“Nuk më intereson kush e fiton ‘Topin e Artë’, por mendoj se fituesi duhet të jetë lojtar i Paris Saint-Germainit. Kemi lojtarë që e kanë fituar Ligën e Kampionëve dhe Fabian Ruizin që e fitoi Kupën e Botës dhe Ousmane Dembelen që e fitoi ‘Topin e Artë” në sezonin e kaluar. Kështu që për mua, fituesi duhet të jetë nga PSG-ja. Ky është opinioni im dhe mund të jem gabim”, ka deklaruar Luis Enrique. 
Ndeshja PSG – Monaco luhet të premten nga ora 21:05.