KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο θρύλος της Σπαρτάκ Μόσχας μιλάει για τον Ντακού

ημερομηνία

Legjenda e Spartak Moskës, Valeriy Kechinov, ka folur për sulmuesin Mirlind Dakun.

Kechinov në një intervistë për “Match TV” tha se pret që Daku të jetë i suksesshëm te Spartak Moska.

Daku më 6 gusht iu bashkua Spartak Moskës nga Rubin Kazani për 11 milionë euro.

"E kam thënë tashmë se na duhej të forconim pozicionin e qendërsulmuesit. Blerja e Dakut e zgjidhi këtë problem. Jam i sigurt se Mirlindi do të jetë ndihmë e madhe për Spartakun.  Është e vështirë të thuhet saktësisht se sa gola do të shënojë. Por te Spartaku jam i sigurt se duhet të shënojë shumë më tepër sesa shënoi te Rubin Kazani”, ka thënë Kechinov.

52-vjeçari Kechinov për Spartak Moskën luajti nga viti 1994 deri në vitin 2001.