KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο θρύλος της Γιουβέντους επαινεί τους παίκτες της Ρεάλ Μαδρίτης

Αλεσάντρο Ντελ Πιέρο

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, e vlerëson mentalitetin dhe cilësinë e futbollistëve të Real Madridit, ndërsa thotë se Roma duhet t’i përmirësojë gabimet dhe të vazhdojë punën.

Del Piero ka komentuar humbjen e Romës nga Reali në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se skuadra italiane nuk ka nevojë për ndryshime rrënjësore, pavarësisht disfatës 4:3.

Sfida ishte dramatike. Roma ishte në epërsi 3:1, por Reali e përmbysi rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes. 

“Ne prisnim që Roma ta dominonte ndeshjen dhe kjo ndodhi. Por këta lojtarë të jashtëzakonshëm të Real Madridit kanë nevojë vetëm për 15 minuta për të krijuar tri ose katër raste të pastra shënimi”, ka thënë Del Piero, shkruan “Goal”. 

Ish-futbollisti i Juventusit vlerësoi se përvoja e Real Madridit luajti rol të rëndësishëm në përmbysjen e rezultatit. 

51-vjeçari Del Piero beson se Roma ka potencialin për t’u shndërruar në një skuadër të nivelit të lartë.