---
description: Valon Berisha e Fidan Aliti nuk do të luajnë më për Kosovën. Këtë e bëri të ditur Federata e Futbollit e Kosovës të premten, kur edhe u publikua lista e lojtarë
title: Largimi i dy prej lojtarëve që shënuan epokë me Kosovën
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/18/b434a829-457e-457f-9224-de6ac767e47d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Largimi i dy prej lojtarëve që shënuan epokë me Kosovën

![Valon Berisha e Fidan Aliti](https://resources.koha.net/images/2026/September/18/b434a829-457e-457f-9224-de6ac767e47d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Dilaver Polisi](https://www.koha.net/autori/dilaver-polisi/articles) [![Dilaver Polisi](https://resources.koha.net/author/2020/April/09/92823863_1061599687548900_1716063112353808384_n1586450920.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/dilaver-polisi/articles)
- 18 shtator 2026 16:30
- Shpërndaje në:

- Nga: [Dilaver Polisi](https://www.koha.net/autori/dilaver-polisi/articles) [![Dilaver Polisi](https://resources.koha.net/author/2020/April/09/92823863_1061599687548900_1716063112353808384_n1586450920.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/dilaver-polisi/articles)
- 18 shtator 2026 16:30
- Shpërndaje në:

Valon Berisha e Fidan Aliti nuk do të luajnë më për Kosovën. Këtë e bëri të ditur Federata e Futbollit e Kosovës të premten, kur edhe u publikua lista e lojtarëve për katër ndeshjet e ardhshme.

Mesfushori Berisha dhe mbrojtësi i qendrës, Aliti, janë dy prej lojtarëve më të rëndësishëm që i ka pasur Kosova. Ishin prej atyre që kanë shënuar epokën e deritashme.

Berisha ishte i vetmi lojtar që la vendin e startuesit në një përfaqësuese evropiane për t’iu bashkuar Kosovës. Pasi luajti për të gjitha grupmoshat e Norvegjisë, Berisha i kishte 20 paraqitje për Norvegjinë A. Por në vitin 2016 vendosi t’i bashkohet Kosovës, ndërkohë që vëllai i tij, Vetoni, vendosi të mbetet te Norvegjia. 

Për Kosovën, Valon Berisha i ka luajtur 52 ndeshje dhe ka realizuar katër gola. Për kohë të gjatë ishte prej mesfushorëve liderë. Debutoi me gol ndaj Finlandës, më 5 shtator 2016. Ishte ndeshja e parë kualifikuese për “Dardanët”.

33-vjeçari Berisha ka pasur shumë paraqitje që do të mbahen mend. Në ciklin e kaluar megjithatë ishte rezervist dhe e fitoi rastin më rrallë. Aktualisht po ka hapësirë të limituar edhe te Zurichu në Zvicër.

[Edhe ![Berisha i jep fund karrierës me Kosovën](https://resources.koha.net/images/2024/April/08/fd481923-87a3-412f-af61-c87249541444.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 sht 2026 Berisha i jep fund karrierës me Kosovën](https://www.koha.net/futboll/berisha-i-jep-fund-karrieres-me-kosoven)

Berisha ka shkruar se është krenar dhe i emocionuar për karrierën që kishte me Kosovën.

“Sot, kur po i shkruaj këta rreshta, kam para syve të mi një djalë shqiptar që po rritej në mërgim me dy ëndrra në jetën e tij: Kosovën dhe futbollin. Një familje, dy prindër, që atij djali ia ngulitën thellë në shpirt e në mendje dashninë dhe obligimin për familjen, për gjakun e tij, e mbi të gjitha për Kosovën e shtrenjtë. Sot, shumë vjet më vonë, jam i mbushur me krenari dhe falënderim ndaj familjes, prindërve dhe Zotit që më mundësoi t’i përmbushë të dyja këto ëndrra. Që me një top futbolli ta lartësojë emrin e Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Mbrojtësi Fidan Aliti i jep fund karrierës ndërkombëtare pas 64 ndeshjeve dhe një goli me Kosovën. I lindur në Zvicër, Aliti kishte dy paraqitje për Shqipërinë para se në vitin 2017 të bashkohej me Kosovën. Debutoi ndaj Turqisë më 11 qershor 2017. Ishte lojtar i rëndësishëm edhe në ciklin e fundit kualifikues, sidomos në mungesë të Amir Rrahmanit. Së fundi luajti në finale të plejofit, ndaj Turqisë, më 31 mars. 

32-vjeçari Aliti është në moment të mirë në karrierë. Po luan rregullisht për Alanyasporin në Superligën e Turqisë. Madje po e mban shiritin e kapitenit.

[Edhe ![Valon Berisha përshëndetet nga përfaqësuesja e Kosovës](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/9c776017-d0e6-4253-8efa-df3b2caa79c7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 4 tet 2026 Valon Berisha përshëndetet nga përfaqësuesja e Kosovës](https://www.koha.net/futboll/valon-berisha-pershendetet-nga-perfaqesuesja-e-kosoves)

“Ta vesh fanellën e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet një prej nderimeve më të mëdha të jetës sime. Sa herë që kam dalë në fushë me këtë fanellë, kam dhënë shpirtin e zemrën për të. Kam luajtur me krenari e përgjegjësi, i vetëdijshëm për peshën që bart përfaqësimi i vendit tonë. Kemi kaluar shumë bashkë, festa e fitore, por edhe zhgënjimin e humbjeve. Kemi luftuar e ëndërruar, por edhe kemi shkruar bashkërisht një pjesë të ndritshme të historisë së futbollit të Kosovës”, ka shkruar Aliti ndër të tjera.

Mbrojtja e mesfusha e Kosovës tani udhëhiqen nga lojtarë të tjerë. Por dhjetëvjeçari i pari i Kosovës në skenën ndërkombëtare, përkatësisht në cikle kualifikuese, gjithnjë do të jetë i lidhur edhe me emrin e Valon Berishës dhe Fidan Alitit.

[#valon berisha](https://www.koha.net/tag/valon-berisha) [#Fidan Aliti](https://www.koha.net/tag/fidan-aliti) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova)

Artikuj të ngjashëm

- [![Foda falënderon Fidan Alitin dhe Valon Berishën](https://resources.koha.net/images/2026/September/21/56a551eb-ff6a-4cbb-8e1d-0f69be12cd42.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 21 sht 2026 Foda falënderon Fidan Alitin dhe Valon Berishën](https://www.koha.net/futboll/foda-falenderon-fidan-alitin-dhe-valon-berishen)
- [![Tërhiqet edhe Fidan Aliti](https://resources.koha.net/images/2026/May/26/cfe28813-940f-45a6-94ba-046776bf4c85.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 sht 2026 Tërhiqet edhe Fidan Aliti](https://www.koha.net/futboll/terhiqet-edhe-fidan-aliti)
- [![Fidan Aliti ndien se ka ende çka t’i japë Kosovës](https://resources.koha.net/images/2026/May/26/cfe28813-940f-45a6-94ba-046776bf4c85.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 26 maj 2026 Fidan Aliti ndien se ka ende çka t’i japë Kosovës](https://www.koha.net/futboll/fidan-aliti-ndien-se-ka-ende-cka-ti-jape-kosoves)

[Arbëri.]() [Hasaj: Këtij buxheti 4 miliardë eurosh i kanë hije 10-15 projekte të mëdha kapitale](https://www.koha.net/arberi/hasaj-ketij-buxheti-4-miliarde-eurosh-i-kane-hije-10-15-projekte-te-medha-kapitale)

[Futboll.]() [Tjetër fitore e Evertonit ndaj Newcastlet](https://www.koha.net/futboll/tjeter-fitore-e-evertonit-ndaj-newcastlet)

[Futboll.]() [Parma “del” nga kriza ndaj Atalantas që s’di për fitore nga 12 tetori](https://www.koha.net/futboll/parma-del-nga-kriza-ndaj-atalantas-qe-sdi-per-fitore-nga-12-tetori)

[Showbiz.]() [Suki Waterhouse: Nuk e besoj sa e lumtur jam me Robert Pattinsonin](https://www.koha.net/showbiz/suki-waterhouse-nuk-e-besoj-sa-e-lumtur-jam-me-robert-pattinsonin)

[Arbëri.]() [Ahmeti: Ky buxhet dhe këto politika po blejnë qetësi sociale afatshkurte](https://www.koha.net/arberi/ahmeti-ky-buxhet-dhe-keto-politika-po-blejne-qetesi-sociale-afatshkurte)

[Arbëri.]() [Tahiri-Nuhiu: Në libra vajzat paraqiten të qeta e djemtë luftarakë, kjo krijon steriotipe gjinore](https://www.koha.net/arberi/tahiri-nuhiu-ne-libra-vajzat-paraqiten-te-qeta-e-djemt-luftarake-kjo-krijon-steriotipe-gjinore)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Largimi i dy prej lojtarëve që shënuan epokë me Kosovën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/largimi-i-dy-prej-lojtareve-qe-shenuan-epoke-me-kosoven","datePublished":"2026-09-18T16:30:00+02:00","dateModified":"2026-09-18T16:30:06+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":626,"author":[{"@type":"Person","name":"Dilaver Polisi","url":"https://www.koha.net/autori/dilaver-polisi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Valon Berisha e Fidan Aliti nuk do të luajnë më për Kosovën. Këtë e bëri të ditur Federata e Futbollit e Kosovës të premten, kur edhe u publikua lista e lojtarë","url":"https://www.koha.net/futboll/largimi-i-dy-prej-lojtareve-qe-shenuan-epoke-me-kosoven","keywords":"valon berisha, Fidan Aliti, kosova","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/18/b434a829-457e-457f-9224-de6ac767e47d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
