KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Κούλασι σκοπεύει να επιστρέψει στη Σουηδία

Λορέτα Κουλάσι

Loreta Kullashi pas tre vjetësh është kthyer në kampionatin elitar suedez dhe e ka vetëm një synim – kthimin te Përfaqësuesja e Suedisë. 

Kullashi është e njohur në Suedi për shkak të karrierës që ka bërë dhe për kualitetet që i ka. 

27-vjeçarja tani është tek AIK-u dhe këtë lëvizje e ka bërë që të jetë më afër familjes, por edhe të vihen më në pah paraqitjet që bën. 

Në tri edicionet e kaluara, Kullashi ishte pjesë e Sassuolos e Napolit në Itali dhe Badalonas në Spanjë. 

“Ishte koha e duhur për t’u kthyer. Më ka munguar familja dhe shoqëria dhe ndihem më rehat të luajë këtu. Më ka munguar. Ishte periudhë e mirë mësimi jashtë. Por, sot jam këtu dhe mendoj se kam bërë hapin e duhur. U ktheva në shtëpi për të synuar vendin në përfaqësuese, kjo është arsyeja pse e bëra këtë hap. Kur je këtu, sytë janë në ty. Kur je jashtë vendit, mund të humbësh”, ka deklaruar Kullashi të shtunën për “Fotbollskanalen”. 

Kullashi ka shënuar tri gola në tetë paraqitje për Suedinë. Për herë të fundit pjesë e Suedisë ishte në vitin 2020.