Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, më 14 dhe 17 nëntor i luan dy ndeshjet e fundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.
Më 14 nëntor e pret Izraelin në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë përballet me Irlandën në Dublin.
Por në dy ndeshjet e rëndësishme, Kosova mund të paraqitet me dy mungesa të mëdha në mbrojtje.
Dy qendërmbrojtësit, Albian Hajdari dhe Lumbardh Dellova janë të lënduar. Nuk dihet nëse dy futbollistët kryesorë të mbrojtjes do të jenë gati për ndeshjet e nëntorit. Me shumë gjasë Hajdari nuk pritet të jetë gati shpejt.
Hajdari u lëndua dy herë brenda një kohe të shkurtër. Ai ishte larguar nga grumbullimi i Kosovës para kohe për shkak të lëndimit në gju pas fitores 1:0 ndaj Irlandës në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, ndërsa ditë më parë gjatë një stërvitje të Hoffenhemit lëndoi shputën e këmbës.
“Sot pata kënaqësinë ta vizitoj futbollistin e kombëtares sonë, Albian Hajdari, i cili së fundmi iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë. Albianit i uroj rehabilitim sa më të lehtë e të suksesshëm dhe rikthim sa më të shpejtë e më të fortë në fushën e blertë”, ka shkruar të enjten kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Megjithatë, një futbollist që mund t’i shërbejë shumë Kosovës në ndeshjet e muajit të ardhshëm është Kreshnik Hajrizi.
Νωρίτερα αυτόν τον μήνα, το Κόσοβο ολοκλήρωσε τους πρώτους τέσσερις αγώνες του Ομίλου Β3 του Nations League. Το Κόσοβο αγωνίζεται στην League B για πρώτη φορά.
Το Nations League προσφέρει την ευκαιρία να συμμετάσχει κανείς στα προκριματικά πλέι οφ του Euro 2028.
Kjo kampanjë e Ligës së Kombeve përcakton edhe në cilën vazo do të jetë Kosova në shortin e kualifikimeve për Euro 2028. Kosova synon kualifikimin në Evropianin që në vitin 2028 mbahet në Mbretëri të Bashkuar.
Kosovës i duhen sa më shumë lojtarë të gatshëm për lojë. Hajrizi shpreson të kthehet shpejt në formën e duhur.
Për herë të parë pas pesë muajsh u paraqit në fushë.
Luajti 45 minuta për Sionin që fitoi e fitoi 2:0 ndeshjen për Kupë kundër Chamit më 17 tetor.
“Po kthehem pa presion, me ritmin tim. Kam ende shumë punë për të bërë që të kthehem në formën time më të mirë. Të them të drejtën, nëse do të më kishe thënë në fillim të javës së kaluar se do të filloja në ndeshjen ndaj Chamit, nuk do ta kisha besuar. Para se të hipja në autobus të premten, shkova ta takoja trajnerin në zyrën e tij për ta pyetur për planet e tij. Kur më tha se do të më aktivizonte si titullar, menjëherë i telefonova prindërit e mi. Babai im më dha disa këshilla. Të kthehesha në fushë në javën time të parë të plotë me ekipin ishte një ndjesi e mrekullueshme”, ka thënë Hajrizi për “Rhone”.
Ai thotë se është shëruar plotësisht nga lëndimi.
“Nuk i nxitova gjërat. Përkundrazi, madje mora edhe një javë shtesë sipas planit që kisha vendosur. Sot, muskujt e mi ndihen shumë mirë. Nuk kam më probleme. Thjesht duhet ta rikthej kardion time në ritëm”, ka thënë shtatlarti.
Hajrizi për herë të fundit me fanellën e Kosovës luajti në mars. Luajti në qendër të mbrojtjes te Kosova ndaj Sllovakisë dhe Turqisë. Ndaj Turqisë u vlerësua me notën më të lartë. Por i mungoi Kosovës në katër ndeshjet e para të Ligës së Kombeve shkaku lëndimit të pësuar më 17 maj.
Hajrizi ende nuk ka luajtur këtë edicion për Sionin në Superligë. Pritjet janë që shpejtë të kthehet aty ku e ka vendin – në formacionin bazë të Sionit.
Ai edicionin e kaluar në elitën helvetike të futbollit luajti 34 ndeshje. Ishte prej më të mirëve. Por kur gjërat po shkonin në drejtimin e duhur, Hajrizi u lëndua.
“E vetmja gjë që mendoj është sa tepër i pafat duhet të jem që e pësova atë goditje pikërisht kur po kthehesha në fushë”, ka thënë Hajrizi.
Kosovës për shkak të lëndimit së fundmi i kanë munguar edhe Elvis Rexhbeçaj e Florent Muslija, që po ashtu kanë luajtur rol kyç në ngritjen e Kosovës viteve të fundit.