Kosovare Asllani nuk do të jetë kapitene e skuadrës London City Lionesses në elitën e futbollit anglez.
Në vend të Asllanit, klubi e ka favorizuar Alexia Putellas, spanjollen 32-vjeçare dy herë fituese të “Topit të Artë”. Putellas u transferua në këtë verë.
Asllani 37-vjeçare është pjesë e klubit anglez prej vitit 2024.
Asllani në fund të sezonit të kaluar pësoi lëndim të rëndë në gju dhe u operua në pranverë. Tani është në periudhën e rehabilitimit.
Asllani në verë e vazhdoi kontratën edhe për një vit tjetër.
London City Lionesses e nis sezonin në shtëpi ndaj Manchester Cityt të premten.