Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Itali.
Formacioni më i mirë i xhiros së parë të Serie A është përzgjedhur të martën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.
Qendërmbrojtësi Rrahmani shkëlqeu të shtunën në fitoren e Napolit.
Napoli e mposhti në udhëtim Genoan me rezultatin 2:0. 32-vjeçari Rrahmani u vlerësua me notën 8.2.
Παρόμοια άρθρα